LEZHE
Afganet e strehuar në Shëngjin shprehin shqetësim pas vendimit të presidentit të SHBA Donalt Trump për pezullimin 90 ditor të programit të refugjatëve. Ata kërkojnë ndihmë nga Amerika duke theksuar se e ardhmja e tyre është në rrezik dhe kthimi në Afganistan është I pamundur për shkak të kërcënimeve nga talebanët.
“Vendimi i Trump nuk më duket i drejtë. Njerëzit tanë e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan, ne duam që edhe gjithë ata që kanë ngelur në Afganistan të mos lihen në harrese, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Ata kërkojnë ndihmë për tu evakuar nga Afganistani sepse po përballen me sulme të vazhdueshme nga Talebanet dhe jetojnë në një situatë tejet të rrezikshme. Njerezit që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, po vritet nga Talebanet. Nëse nuk na ndihmon Amerika kjo do të jetë fundi i jetes tonë, pasi ne nuk mund të shkojmë më në Afganistan, pasi Talebanet e dinë kush ka ndihmuar ushtrinë amerikane dhe jemi të rrezikuar-tha një qytetar afgan në Shëngjin.
Refugjatët shpresojnë në ndërhyrjen në shba për mbrojtjen e tyre dhe evakuimin e familjeve të mbetura në afganistan.