ITALIA

Ministri italian i sportit Spadafora ka bërë me dije se do të ketë një fond prej 100 milionë eurosh për të mbështetur sportin në këtë krizë me koronavirusin.

Spadafora shprehet se të gjitha federatat, organizmat apo kompanitë amatore do të kenë të njëjtin trajtim. Sipas Spadaforës, me këtë fonte tentohet mbijetesa e çdo sporti nga mbyllja për shkak të krizës ekonomike që po ndodh dhe do vijë edhe pas përfundimit të koronavirusit.

Në fakt 100 milionë eurot do jenë kredi që do i jepen atyre aktiviteteve sportive që nuk aplikojnë dot në Fondin e Garancisë që u bë dje publike nga Italia ku mund të aplikojnë për kredi nga 25 mijë euro deri në mbi 5 milionë euro. Por këto 100 milionë euro janë kredi pa interes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb