Gazetarja e sportit në “rtsh”, Pejane Elezi, ka reaguar lidhur me pezullimin e saj nga puna për videon e shpërndarë ku ajo së bashku me dy kolege shfaqeshin duke kërcyer me disa lojtarë të Skënderbeut pas fitores kundër Partizanit.

Sa i përket videos që qarkullon në portale, po ju them se ne nuk kishim asnjë lidhje me festën e Skënderbeut pas fitores me Partizanin. Kam qenë aty me miqtë e mi dhe kolegë, por nuk kam asnjë lidhje me Skënderbeun.

Rastisi që në të njëjtin ambient të ishin edhe pjesëtarë të klubit të Skënderbeut, por kjo nuk do të thotë aspak se kemii qenë së bashku me ta. Gjithnjë e kam bërë detyrën time me profesionalizëm dhe nuk lejoj askënd që të më cenojë në këtë pikë”, deklaroi Elezi për “Panorama Sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb