JEMEN-Zyrtarët amerikanë dhe sauditë ranë dakord të pezullojne sulmet në Jemen për arsye humanitare, pasi luftimet me rebelët huthi kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga vendi.


Në një konferencë shtypi dje në Riad, sekretari i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij saudit, Adel al-Jubier, thanë se po bëhen përpjekje për të siguruar një armëpushim pesë ditor në Jemen për të dërguar ndihma humanitare. Ata thanë se armëpushimi do të mund të zgjatet, në varësi të kushteve në terren.


Po dje Kerry u takua veçmas me mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe me presidentit e Jemenit në mërgim Abdu Rabu Mansour Hadi.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: