LONDËR- Fushata për referendumin pro qëndrimit ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian vijon të jetë e pezulluar, dy ditë pas vrasjes tragjike të deputetes proevropiane Jo Cox, ku autori i dyshuar pritet të dalë sot para hetuesve.

I vetmi person i dyshuar në vrasje, Thomas Mair, 52 vjeç, u akuzua për krim në rrethana cilësuese ndaj deputetes laburiste 41-vjeçare në Birstall, në veri të Britanisë së Madhe. Ai do të dalë sot në seancën e parë dëgjimore përpara gjykatës së Westminsterit, ku zakonisht gjykohen çështje që kanë lidhje me terrorizmin.

Një klauzolë e ligjit britanik bën me dije se akuza ndaj të dyshuarit nuk i lejon mediat të publikojnë elemente dhe dëshmi të mbledhura prej ditës së krimit, kryesisht mbi arsyet e mundshme që shtynë të dyshuarin drejt krimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: