Salwa Eid Naser nga Bahrani, kampionia botërore e atletikës për vrapin 400 metra, me kohën e tretë më të shpejtë në distancë, është pezulluar përkohësisht për shkeljen e rregullave të kontrollit të dopingut.

Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU), njoftoi se 22 vjeçarja ishte dënuar për gabime të vendndodhjes, një shkelje kjo e rregullave të anti-Dopingut të Atletikës Botërore.

Eid Naser mund të përballet me një pezullim dyvjeçar, gjë që do ta përjashtonte nga Lojërat Olimpike të Tokios 2020, që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Vitin e kaluar në Doha, Katar, ajo fitoi medalje botërore ari, për 48,14 sekonda, koha e tretë më e mirë në distancë dhe vetëm 0,54 sekonda larg rekordit botëror të 35 vjeçares nga Gjermania Lindore, Marita Koch.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb