PSG-Istanbul Basaksehir është pezulluar për shkak të një debati të ndezur të lojtarëve me arbitrin e 4-t.

Gjithçka ka filluar mes arbritrit rumun Sebastian Coltescu dhe zv/trajnerit të Istanbul Basaksehir Pierre Webo.

Menjëherë kanë ndërhyrë futbollistët e skuadrës turke, ndër të cilët edhe Demba Ba që u ndëshkua me karton të kuq. Futbollistët e Basaksehir braktisën sfidën, teksa pas tyre edhe ata të PSG.

“Ju kurrë nuk ia thoni këtë një djali të bardhë … kështu që kur përmendni një djalë me ngjyrë të zezë, duhet të thoni këtë djalë me ngjyrë të zezë”,- i tha Demba Ba asistentit të arbitrit.

Sipas mediave turke, futbollistët e Istanbul Basaksehir nuk do rikthehen në fushë derisa të ndryshohet arbitri i 4-t Coltescu.

Sfida në minutën e ndërprerë ishte 0-0 dhe është deçizive për PSG pasi luhet fati i kualifikimit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb