NGA ARMIR MEHAJ*

PUKË-Kompania pezullon aktivitetin e nxjerrjes së bakrit, punonjësit hidhen në protestë. Punonjësit e koncensionarit të nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit “Ber Alb” i cili shfrytëzon pasuritë nëntoksore të Pukës, iu rikthyen sërish sot protesave për vendimin e papritur të kompanise e cila vendosi pezullimin e aktiviteti për një vit, nën justifikimin e rënies se cmimit të bakrit në bursë.

Minatoret e Munellës kërkuan rikthimin në vendet e tyre të punës duke kërkuar nga qeveria reagim konkret. Sipas tyre shteti po e lejon kompaninë të tallet me pasuritë nëntoksore të zonës së Pukës.

Kreu i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja paralajmëroi se protesta e radhes nga minatoret e Munellës do të zhvilllohej në Tiranë ku përkrah minatorve të kësaj zone do të ishin dhe minatoret nga e gjithë Shqipëria.

“Do mblidhemi para Kuvendit, Ministrisë së Energjitikës dhe Zyrave të ‘Ber Alb’ në protesten e radhës e cila do të ketë mbështetjen e minatorëve nga e gjithe Shqipëria dhe sindikalistëve të tjerë. Qeveria duhet të vendos ose të rikthejë kompaninë në punë ose të shpall koncensionin që të vijë një tjetër kompani e të punojë në këtë zonë”, tha z. Kalaja.
Sipas punonjësve të koncensionarit turko- kinez, kompania prishi njëanshëm kontratën kolektive të punës të cilen kompania e ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2017.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb