POGRADEC

Hipoteka (ZRPP) e Pogradecit është mbyllur ditën e sotme pasi bashkëshorti i një punonjëseje ka rezultuar me COVID-19.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se puna është pezulluar tashmë në ZRPP-në e Pogradecit.

Është kryer dezinfektimi i ambienteve dhe puna do të vijojë me masa të rrepta për qytetarët. Ndërkohë bashkëshorti i punonjëses u transportua drejt Tiranës pas infektimit me COVID-19, kurse po gjurmohet për kontaktet e mundshme të punonjëses në ambientet e punës në ZRPP.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb