Danimarka ka ndaluar injektimin në popullatë të vaksinës AstraZeneca, për shkak të frikës se ajo shkakton mpiksje të gjakut.

Shteti nordik, tanimë, është duke menduar që dozat që ka në dispozicion të vaksinave AstraZenecas, t’ia dhurojë shteve të varfra. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge.

“Dje fola me Soren Brostromin, drejtor i autoritetit shëndetësor danez dhe kuptova se Ministria e Jashtme është gati ose tashmë po shqyrton opsionet për të ndarë vaksinën AstraZeneca me vendet e varfra”, tha Kluge.

Kujtojmë se Danimarka këtë javë u bë vendi i parë që ndërpreu përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa zyrtarët evropianë vazhdojnë të analizojnë dhjetëra raporte të mpiksjeve shumë të rralla të gjakut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila së bashku me agjencitë mjekësore britanike dhe evropiane vazhdojnë të rekomandojnë përdorimin e vaksinës, duke thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, po bën gjithashtu presion që vendet të mos grumbullojnë vaksina nëse nuk i përdorin ato, raporton thelocaldenmark.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb