Kompania Pfizer dhe BioNTech kanë nxjerrë rezultate të reja nga vaksina e tyre për COVID-19 që tashmë rezulton 95% efektive.

Tashmë vaksina e parë efektive ndaj COVID-19 ka përmbushur kriteret e sigurisë për t’u përdorur në kushte emergjence.

Plani i Pfizer dhe BioNTech është që të marrin autorizim për punë ditësh që vaksina të përdoret në kushte emergjence përpara se të shpërndahet në gjithë botën. Madje analizat tregojnë se tashmë vaksina nuk ka efekte anësore serioze.

Me këtë rezultat Pfizer dhe BioNTech barazojnë vaksinën e nxjerrë nga Moderna që rezultoi gjithashtu 95% efektive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb