Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech kanë kërkuar aprovimin e plotë të qeverisë amerikane për vaksinën e tyre COVID-19 dhe synojnë prodhimin e 4 miliardë dozave vitin e ardhshëm, kryesisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Miratimi i plotë për vaksinën, e cila është autorizuar në mënyrë emergjente, mund të ndihmojë në lehtësimin marrjes së dozave në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të pasura.

Pfizer gjithashtu bëri me dije parashikime të reja më të larta të prodhimit si dëshmi e aftësisë dhe synimit të saj për t’i shërbyer kombeve më të varfra që kanë marrë shumë pak nga vaksina e saj deri më tani.

Në një letër dërguar punonjësve të Pfizer dhe të postuar publikisht, Shefi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, tha se kompania tashmë ka marrëveshje me vendet për të furnizuar 2.7 miliardë doza këtë vit, nga të cilat 40% pritet të shkojnë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Bilanci i furnizimit duhet të ketë në favor vendet më pak të pasura gjatë gjysmës së dytë të këtij viti dhe Pfizer shpreson të prodhojë 3 miliardë doza në vitin 2021.

Vaksina Pfizer-BioNTech ishte e para që u autorizua për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara në Dhjetor, bazuar në dy muaj të dhëna të sigurisë për një provë klinike me 44,000 persona.

Miratimi gjithashtu do të lejojë që kompanitë të tregtojnë vaksinën drejtpërdrejt tek njerëzit më shumë se 16 vjeç, si dhe të ndihmojë korporatat dhe agjencitë qeveritare të kërkojnë vaksinime për punonjësit.

Rregullatori Amerikan i barnave do të caktojë një datë vendimi sapo aplikimi të pranohet zyrtarisht për rishikim, thanë Pfizer dhe BioNTech.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb