Kompania Pfizer njoftoi të martën se do të fillojë një studim të gjerë për të testuar vaksinën e saj kundër COVID-19-s tek fëmijët nën moshën 12 vjeç. Përfaqësues të saj bënë të ditur se kanë përzgjedhur sasinë që do të përmbajnë dozat që do të përdoren tek këto grupmosha.

Kompania tha se në studim do të përfshihen 4,500 fëmijë që do të regjistrohen në më shumë se 90 klinika që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, Finlandë, Poloni dhe Spanjë.

Vaksina e kompanisë Pfizer është autorizuar për përdorim tek fëmijët e moshës 12 vjeç e lart në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Kompania tha se ka zgjedhur një dozë prej 10 miligramësh që do ta testojë tek fëmijë nga 5 deri në 11 vjeç dhe 3 miligramë për fëmijët në grupmoshën nga 6 muaj deri në pesë vjeç.

Imunizimi i fëmijëve dhe të rinjve konsiderohet si një hap kritik drejt arritjes së “imunitetit të turmës” dhe zbutjes së pandemisë së COVID-19-s./voa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb