Pheniani kërcënoi sot se do të riforconte praninë ushtarake në zonën e demilitarizuar (DMZ) pas shkatërrimit të zyrës lidhëse me Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut konfirmoi gjithashtu se kishte refuzuar një kërkesë që kishte marrë nga presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in për dërgimin e emisarëve për diskutime.

Kim Yo Jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka parë këtë kërkesë si “një propozim i keq dhe pa takt”, sipas agjencisë koreano-veriore të lajmeve KCNA.

“Ne paralajmërojmë se nuk do të tolerojmë më veprime dhe fjalë të paarsyeshme nga Koreja e Veriut”, theksoi zëdhënësi i Shtëpisë Blu, presidenca e Koresë së Jugut, Yoon Do-han, i cili e gjykoi të pazakontë dhe të pakuptimtë faktin që Pheniani njoftoi se Moon kishte propozuar dërgimin e një emisari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: