SEUL- Koreja e Veriut dënoi sot zhvillimin e ardhshëm të manovrave ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke konfirmuar se do të sulmonte fqinjin e saj si edhe territorin amerikan në rast provokimesh të armatosura.

Seuli njoftoi zhvillimin, muajin e ardhshëm, të stërvitjes ushtarake të përvitshme në shkallë të gjerë me aleatin amerikan, në formë kundërpërgjigjeje ndaj testit të fundit bërthamor të pasuar nga lëshimi i një rakete nga ana e Veriut.

Komanda Supreme e Forcave Koreanoveriore deklaroi se Uashingtoni dhe Seuli po përgatisnin një operacion shkatërrues kundër udhëheqjes së Koresë së Veriut si dhe akte të mëtejshme për të neutralizuar potencialin e saj bërthamor dhe atë të raketave.

”Sinjalizimi i parë që do të shfaqet do të provokojë zbatimin e operacioneve në shkallë të gjerë nga ana e forcave speciale. Pheniani do të vijojë me sulme parandaluese strategjike dhe taktike”, paralajmëroi Veriu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: