Pheniani i cili javën e kaluar testoi lëshimin e raketave, vijoi edhe sot me lëshimin e dy raketave në momentin kur emisari amerikan për Korenë e Veriut është në vizitë në Seul.

”Pheniani mendohet të ketë lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi’’, deklaroi ushtria koreano-jugore në një komunikatë.

Të shtënat ishin të orientuara drejt lindjes në distanca respektive nga 270 në 420 kilometra. Uashingtoni dhe Seuli janë në proces analizimi të ngjarjes.

Më herët, ajo sqaroi se lëshimet e predhave u kryen nga Sino-ri, një bazë ushtarake në aktivitet prej disa dekadash, e cila ndodhet rreth 75 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit.

Zyrtarisht, Koreja e Veriut nuk ka kryer një lëshim rakete që nga nëntori 2017. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb