Skuadrat që e mbyllën sezonin në vendet e para në konferencat përkatëse të NBA, vijojnë të dominojnë edhe në gjysmëfinale të play-off. Në Perëndim, Phoenix Suns udhëheq 2-0 serinë ndaj Dallas Mavericks pas fitores së fundit 129-109.

Ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që i shfrytëzoi në maksimum dy sfidat në fushën e saj. Booker me 30 pikë e Chris Paul me 28 pikë bënë diferencën në parket për Suns, ndërsa për Dallas u dallua Doncic me 35 pikë, por që nuk mjaftuan për të efituar humbjen.

Po 2-0 udhëheq serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të play-off edhe Miami Heat, që në Lindje mposhti 119-103 Philadelphia. Skuadra nga Florida i fitoi të dyja sfidat në fushën e saj. Në këtë përballje të dytë, për skuadrën vendase u dalluan Adebayo me 23 pikë e Butler me 22, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Maxey për Philadelphian, ku vijon të mungojë Embiid i dëmtuar.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 119-103 (2-0)

Boston – Milëaukee, (1-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 129-109 (2-0)

Memphis – Golden State, (1-1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb