Kompletohet seria e parë e ndeshjeve gjysmëfinale të play-off në NBA. Në Perëndim, Phoenix fitoi 121-114 ndaj Dallas, duke udhëhequr 1-0. Një sfidë spektakolare, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore.

Luka Doncic realizoi 45 pikë e 12 rebound për Mavericks, por që nuk mjaftuan për fitore. Për Suns, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku spikatën Ayton me 25 pikë e Booker me 23.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Miami mposhti 106-92 Philadelphian, sfidë ku për miqtë u ndie shumë mungesa e Joel Embiid, i dëmtuar. Ai që u mundua të mbajë në lojë Philadelphian ishte Harris me 27 pikë, por që mbetën për statistikë. Për skuadrën e Miami u dalluan Herro me 25 pikë e Adebayo me 24 pikë e 12 rebound, që bënë diferencën në parket.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 106-92 (1-0)

Boston – Milëaukee, (0-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 121-114 (1-0)

Memphis – Golden State, (0-1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb