Pas Kancelares gjermane, Angela Merkel, edhe kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” një fotografi, që tregon momentin kur i dhuron asaj librin e tij. Rama e ka cilësuar këtë çast si foto dite, teksa shkruan: “Photo of the Day”.

Ndërkohë, në faqen zyrtare në Instagram të Kancelares Merkel shkruhej se Rama është një artist, pasi solli librin e tij të fundit si një suvenir.

“Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e kancelares Merkel.

Rama dhe Merkel janë takuar ditën e sotme në Berlin, ndërsa temë kryesore diskutimi mes tyre ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb