TIRANE- Një grua i ka dhënë fund jetës, pasi piu fostoksinë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Manati të Lezhës.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se 54-vjeçarja me inicialet L.C., pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, është nisur për mjekim të specializuar për në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

Ndonëse gruas i është dhënë ndihma mjekësore, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: