“Piatek duket si një Robokop, nuk flet thuajse fare, por ka shumë dëshirë të shënojë dhe të thyej gjithçka”. Këto janë fjalët e para të Gattusos për transferimin e fundit të Milanit. “Ka një fizik të admirueshëm, taktikisht i pëlqen të luaj në thellësi. Ka ardhur me shumë entuziazëm dhe i ka bërë shumë përshtypje mënyra se si e kanë pritur këtu.

Higuain? Mund të them vetëm se ai i përket të kaluarës nuk dua të flas më për këtë temë. Ai bëri zgjedhjen e tij, në duhet të shohim përpara. Mund të bënte diçka më shumë si ai por dhe ne si staf teknik. Merkato?

Jemi mirë edhe kështu. Napoli? Ndeshje të tilla kundër skuadrave të forta mund të shërbejnë pozitivisht. Ne duhet të qëndrojmë në kapur në zonën që të dërgon në Champions, të gjithë ndeshjet nga këtu e deri në fund janë të rëndësishme për ne, u shpreh Gattuso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb