E ndërsa e gjithë Bota është mbërthyer nga Koronavirusi, mjekët janë ata që po punojnë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

E padyshim të gjithë solidarizohen me punën e tyre në luftën me virusin vdekjeprurës. Të tillë janë edhe dy shqiptarët në Londër, të cilët kanë gjetur një mënyrë tjetër falenderimi për bluzat e bardha, duke i habitur dhe emocionuar ata.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Diamand Hidri, i cili drejton një Studio Ligjore shqiptare në Londër, si dhe çifti Lana dhe Qemal Visha, që drejtojnë një sallon bukurie, së bashku me stafet e tyre respektive kanë qenë ditën e djeshme në dy spitale në Londër, ku i kanë dhuruar personelit mjekësor tufa me lule dhe një numër të konsiderueshëm picash. Ky gjest human i shqiptarëve për sakrificën që ata po bëjnë, padyshim i ka habitur mjekët. Madje, për tu dhënë zemër, për t’u treguar se janë me ta, çdo të enjte në orën 18:00 miliona njerëz në Britaninë e Madhe dalin në dritare apo para shtëpive të tyre për të duartrokitur për punën që po bëjnë mjekët për të luftuar koronavirusin.

“Të bësh gjëra të vogla, por me dashuri të madhe”. Shqiptarët gjithnjë kanë treguar se kanë zemër të madhe… E një nga mjekët që është në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, shqiptari Altin Hoxha, pasi i ka falenderuar bashkatdhetarët për dhuratat dhe gjestin e tyre human tha se duke iu përkushtuar koronavirusit, ishin lënë pasdore sëmundjet e tjera. Duke bërë që pacientët e tjerë të kishin komplikacione.

“Pikun e kemi kaluar dhe situata po përmirësohet, por që do të zgjasë gjatë, pasi edhe kur t’i kthehemi jetës normale duhet të ruajmë distancën”,- u shpreh ai.

Ndërsa biznesmeni Diamand Hidri, lidhur me këtë gjest për “Gazeta Shqiptare” u shpreh: “Arsyeja është thjesht humanitare, kjo për të vlerësuar sakrificën e tyre, të cilët ndodhen në një situatë të vështirë, duke luftuar në vijën e parë të frontit kundër një armiku të rrezikshëm në mbarë globin. Duke parë punën e tyre të palodhur, menduam që t’i surprizonim duke i dhuruar tufa me lule që simbolizojnë jetë dhe dashuri dhe pica. Sigurisht që u befasuan nga një gjest të tillë”, – u shpreh Hidri.

Britania e Madhe zyrtarisht ka 32 mijë e 313 viktima nga COVID-19 që është dhe shifra më e lartë në Europë.

Kjo shifër u rrit shpejt brenda një jave pasi autoritetet vendosën të kalkulonin në bilanc edhe viktimat që kishin vdekur në shtëpi nga COVID-19. Deri më 24 prill kjo nuk ndodhte dhe Britania kishte rreth 22 mijë viktima por sot ka 10 mijë më shumë. Këtë javë, madje Britania do të shpalosë edhe planin e rihapjes teksa numri i viktimave në spitale brenda një dite është në rënie

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb