Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr makarona
2 kokrra vezë
50 gr djath parmixhano
200 ml salcë domate
200 gr mocarela
300 gr kërpudha
60 gr ullinj të zi

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë 2 minuta më pak se sa minutazhi i shkruar në etiketë. Më pas i kullojmë, i lemë ti bie pak temperatura dhe i vendosim në një tas ku shtojmë 2 kokrra vezë dhe djathin parmixhano të grirë. I përziejmë mirë dhe i vendosim më pas në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. I hapim makaronat duke i niveluar mirë njësoj sikur të jetë një bazë brumi pice. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 5 minuta.
Pas këtij minutazhi, nxjerrim tavën nga furra dhe spërkasim komplet sipërfaqen e makaronave me pure domate. Grijmë mbi salcë djathin mocarela dhe më pas shpërndajmë në komplet sipërfaqen fetat e kërpudhave. Në fund shpërndajmë ullinjtë dhe e vendosim picën me makarona në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb