Erling Haaland është pa diskutim lojtari i momentit në Premier League, “bomberi” norvegjez po kalon një moment fantastik duke thyer çdo rekord. Haaland është një profil shumë interesat, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për jetën e tij private.

Së fundmi në një intervistë të veçantë për Sky Sport UK, biondi iu përgjigj disa pyetjeve shumë interesante:

“Kujt do ti besoja penalltinë e jetës? Vetes time, pasi kam shumë besim në aftësitë e mia, në të kundërt do të zgjidhja Matio Balotellin, mbase është sulmuesi më i fortë që kam parë në jetën time. Ka qenë më të vërtetë një djalë shumë i mirë. Nëse do të më duhet të zgjedh dikë për ta marrë në shkretëtirë? De Bruyne, mendoj se edhe aty do të më shërbente asiste të bukura. Më pas edhe prindit e mi pasi do të më gatuanin ushqim të mirë norvegjez”, u shpreh Haaland duke theksuar ndër të tjera se ushqimi i tij i preferuar është picë me qebap, edhe pse nuk mund ta haj dot.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb