Nga: ENEIDA ÇAKERRI

Për bazën:
800 gr patate
1 vezë
2 lugë gjalpë
3-4 lugë djathë kaçkavall
3 lugë miell
Kripë
Piper i zi

Për mbushjen:
3-4 domate të freskëta
100 gr mocarela
Vaj ulliri
Kripë
Pak sheqer
Piper i zi

Ziejmë patatet dhe i shtypim deri sa të bëhen pure. Shtojmë gjithë përbërësit për bazën dhe i shtrojmë në një tavë. E pjekim me 220 gradë për 10 minuta.
Grijmë domatet dhe i kalojmë në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë kripë, piper të zi, sheqer dhe i skuqim bashkë deri sa të avullojë gjithë uji i domateve. I shtrojmë mbi bazën e patateve dhe shtojmë mocarela lart dhe i pjekim për 20 minuta me 200 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: