Nga: KLODIANA LALA*TIRANE-Kryekomisar Dritan Lamaj u qëllua nga krahu i shoferit. Të paktën kështu deklaron picieri A.H, i cili ka qenë një nga dëshmitarët okularë të vrasjes së zyrtarit të lartë të policisë mbrëmjen e 24 shkurtit 2013 në zonën e Vasil Shantos, ngjarje për të cilën u akuzua biznesmeni Arben Frroku, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata për Krime të Rënda. “ Mund të ketë qenë kallash nga karikatori dhe nga flaka. Perceptimi im ishte se mund të kisha marrë ndonjë plumb pasi e kam pasur tek koka në atë moment kur u qëllua nga makina”, thotë para prokurorëve motorristi. Ky dëshmitar – thuhet në pretencën e prokurorisë – konfirmoi dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka lidhur me drejtimin e qitjes, e konkretisht nga ana e shoferit, pra goditjen me armë zjarri e ka bërë shoferi me armë zjarri automatike. “Ky dëshmitar, konfirmon edhe faktin tjetër që goditjet janë bërë me dy breshëri siç dëshmon edhe dëshmitari i mbrojtur”, theksohet në dosje.

DËSHMIA E PICIERIT
Dëshmia e dëshmitarit A.H bërë në gjykatë më datë 27.05.2014. Ky dëshmitar ndër të tjera u shpreh se; “… Jam picier. Banoj në Tiranë. Në shkurt të vitit të kaluar (2013) kam qenë motorist në një piceri tjetër tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re. Më datë 24.02.2013 kam qenë motorist dhe jam nisur nga piceria tek një loto në Komunën e Parisit duke çuar një porosi. Kur jam kthyer, kam kaluar nga blloku “Vasil Shanto” nga mbrapa ku ka ndodhur ngjarja dhe një moment ka qenë kur unë kam kaluar me motor, ka qenë ora gjashtë-shtatë pasdite.

Deshmine e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: