ITALI-Festa e Pavarësisë, krijimi i shtetit shqiptar festohet kudo ku ka shqiptarë. Madje më emocionale festa bëhet tek radhët e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, larg atdheut. Kështu në Piemonte, jeton një nga komunitetet shqiptare me të integruara në Europë. Në kryeqendrën e dukëve dhe kontëve të Monferratos, fëmijët shqiptarë rriten duke mësuar shqip, valle e këngë të trevave shqiptare nga vijnë, dhe kjo falë prindërve të tyre që nuk harrojnë ta kultivojnë këtë tek brezat e rinj. Këtë vit, më 28 nëntor, festuannën ngjyrat kuqezi deeri në agim, fëmijë e të rritur. Fotot nga Dritan Haxhiraj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb