Çdo proces i humbjes në peshë kërkon djegie të kalorive. Ushtrimet dhe ushqimi janë dy gjërat më të rëndësishme për procesin e humbjes së kilogramëve të tepërt. Kur trupi juaj do të djegë kaloritë, atëherë do të përdorë burimet e akumuluara të energjisë. Kaloritë ruhen në trupin tonë në formën e yndyrave dhe çdokush që kërkon të dobësohet, duhet t’i djegë.

Pasi trupi shpenzon energjinë e marrë nga ushqimi, nis të përdorë rezervat. Për ta bërë këtë, juve ju duhet të konsumoni një gotë me këtë pije, përpara se të shkoni që të flini dhe niveli yndyrës do të bjerë në mënyrë drastike.

Kur jemi në gjumë, metabolizmi ynë punon ngadalë. Kjo pije ka përbërësit që do të ndikojë në përshpejtimin e metabolizmit dhe yndyra do të digjet gjatë natës. Përbërësit që ndodhen në këtë pije stimulojnë metabolizmin që të punojë gjatë natës.

Këshillohet që pija të konsumohet në darkë për disa javë. Së shpejti ju do të keni rezultate pozitive.

Përbërësit e nevojshëm:
Dy grapefruit (qitro) një lugë gjelle me xhenxhefil ose dy rrënjë të njoma (xhinxher) dhe një lugë gjelle me uthull molle.
Metoda e përgatitjes:
Qërojeni grapefruitin dhe futeni atë në blendër së bashku me xhinxherin dhe uthullën e mollës. Konsumojeni pijen përpara darkës. Përsëriteni procedurën për një javë të tërë, pastaj bëni një pauzë për një javë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: