Nëse dëshironi të humbni peshë, ju duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë hani, por gjithashtu rëndësi të barabartë duhet t’i kushtoni edhe asaj çfarë pini.

Pije të caktuara mund të jenë të mira për djegien e yndyrës, por ka edhe pije të tjera të cilat fshehin shumë kalori.

Prandaj, nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, ja çfarë duhet të pini dhe çfarë të shmangni?

Uji
Uji ka ndikim pozitiv në metabolizmin tonë. Ekspertët ju këshillojnë t’i pini dy gota ujë para çdo vakti. Kjo do t’ju parandalojë të hani tepër dhe jua jep ndjenjën e ngopjes. Gjatë ditës duhet t’i pini mesatarisht 8 gota ujë. Megjithatë, keni kujdes të mos pini shumë ujë sepse konsumimi i tepërt mund t’i largojë vitaminat dhe mineralet nga trupi.

Kafja
Ju mund të pini kafe. Por, normalisht, pa qumësht dhe sheqer. Kjo është ideale sepse kafja e shpejton metabolizmin dhe ka shumë pak kalori.

Pijet e gazuara
Pijet e gazuara duhet të shmangen sepse përmbajnë shumë kalori dhe sheqer

Lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave duhet të konsumohen vetëm nga pemët e freskëta që shtrydhen. Kështu e dini se ai lëng është 100% natyral dhe nuk ka sheqer të shtuar.

Lëngjet e perimeve
Edhe lëngjet e perimeve mund t’i konsumoni lirshëm sepse përmbajnë shumë pak kalori.

Alkooli
Përveç se është i dëmshëm për shëndetin e përgjithshëm, shumica e pijeve alkoolike përmbajnë edhe sasi të mëdha të kalorive.

Çaji
Çaji është pije e shëndetshme që mund të konsumohet lirshëm, por pa sheqer. Në veçanti rekomandohet të pini çaj të gjelbër sepse është zgjedhje e shkëlqyer për humbje të peshës dhe funksionon edhe si “pastrues” i trupit sepse e përmirëson aftësinë e tij për t’i larguar toksinat.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës rekomandohet të pihet çdo mëngjes nga në lugë çaji në ujë. Kjo jua jep ndjenjën e ngopjes dhe e shpejton metabolizmin gjatë ditës.

Uji me limon
Limoni përmban shumë antioksidues të cilët i rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe e zvogëlojnë urinë. Gjithashtu, njerëzit të cilët konsumojnë sasi të mëdha të lëngut të limonit humbin peshë lehtë sepse vitamina C e shpejton metabolizmin./Tg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: