TIRANE- Rubrika gazmore me momentet më pikante në fund të emisionit “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, ka sjellë edhe këtë herë atë ç’ka nuk u pa në kronikat televizive, apo në aktivitete të ndryshme përgjatë kësaj jave.

Nuk i ka shpëtuar fokusit të kamerës, një shtrëngim duarsh nga seanca plenare mes kryeparlamentarit Ruçi dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, apo telefonata e deputetit Koka, ndërkohë që në seancë flisnin kolegët e tij.

Deputetja Vasilika Hysi duket se ka qenë me vonesë për mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve, pasi edhe e mëngjesit kafen nuk mundur ta pijë. Kamera ka fiksuar momentin kur kamerieri ia shërben në nisje të mbledhjes.

Po i shkujdesur, deputeti Bledi Çuçi nuk ka nguruar t’i përgjigjet telefonit, teksa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, prezantonte rendin e ditës.

Një tjetër moment pikant, ishte surpriza e rezervuar për ministrin e Jashtëm gjerman nga ministri Bushati gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Jashtme.

Edhe pse me debate e tension mbledhje e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, mundi të shkëpusë edhe batuta dhe një sherr mes Shalsit dhe deputetëve të opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb