Ndeshja në Laç pati disa momente të veçanta.
-Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për nder të Sabah Bizit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.
-I tensionuar në disa momente, sidomos në pjesën e dytë, stafi kurbinas, që orientonte dhe karikonte ekipin për të përmbysur rezultatin.
-Rreth 350 tifozë e ndoqën sfidën në Laç.
-Afrimet e fundit në merkato të dy skuadrave ranë në sy me prezencën e tyre. Portieri Dobjani ka qëndruar në stol te Laçi, kurse te Bylisi debutoi mbrojtësi Ilieski.