Shiu “tremb” tifozët dhe, ndryshe nga herët e tjera në ndeshjet e Skënderbeut në Europë, ishte një stadium i boshatisur. Një ish-kandidat për deputet që jep ndihmën e parë për Gavazajn, si dhe tifozët e Jang Bojsit që ia dalin të fusin në stadium flakadanë. Të gjitha këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e sfidës së djeshme në “Elbasan Arena” që nuk u panë në TV.

-Edhe pse Skënderbeu luan në Europë dhe pritej një interesim i madh i tifozërisë, nuk ka ndodhur kështu. Moti i keq dhe orari i vonë ka bërë që tifozët të “trembeshin”. Dy sektorët pas porte ishin pothuajse të boshatisur, si dhe një pjesë e mirë që kishin marrë biletë preferuan të mos e ndiqnin në stadium, ndaj numri i tyre nuk i kalonte 4 mijë tifozë.

– Si “Ujqërit e Dëborës”, ashtu edhe ultrasit e Jang Bojs sfiduan motin e keq dhe, gjatë të gjithë kohës, mbështetën skuadrën e tyre përgjatë 90 minutave, pavarësisht rezultatit që ishte gjatë gjithë ndeshjes.

-“Elbasan Arena” ndryshon look për këtë sfidë, teksa i është përshtatur kompeticionit të Ligës së Europës. Stadiumi u mor në dorëzim nga UEFA dhe çdo gjë kishte lidhje me ta, normalisht edhe reklamave dhe logove.

-Përveç faktit që shqiptarët paraqiten në stadium edhe pas fillimit të ndeshjes, ka nga ata që preferojnë ta shohin ndeshjen edhe falas. Ballkonet e pallateve pranë stadiumit ishin të mbushura me tifozë.
per
-Për fat të keq, në stadium ka edhe njerëz të papërgjegjshëm. Në banjat e impiantit, pasi kishin bërë nevojat e tyre personale, tifozët kishin hedhur edhe mbeturina, duke treguar në këtë mënyrë edhe anën e tyre të errët.

-Në përkrahje të Skënderbeut kishte edhe tifozë nga lindja e largët, të cilët nuk ngurrojnë të pozojnë për “Panorama Sport”. Pavarësisht kësaj, nuk u sollën dot fat korçarëve, sepse nuk ia dolën të merrnin tri pikë.

-Kontrollet si gjithnjë në ndeshje ndërkombëtare ishin të rrepta, teksa shumë çadra u bllokuan në hyrje të stadiumit, kjo si pasojë e masave të marra nga policia dhe organizatorët e ndeshjes.

-Për shkak të motit të keq, nuk mbizotëronin ngjyrat bardhekuqe të Skënderbeut, por ato blu. Kjo, për shkak të plasmasëve që veshën tifozët që të mbroheshin nga shiu.

-Gavazaj transportohet me ambulancë pas një dëmtimi në lojë. Interesantja ka të bëjë me faktin se pjesë e stafit që i dha ndihmën e parë ishte edhe fizioterapisti Florenc Spaho, një ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e kaluara.
sdfsdfsdfsdfsdf
-Duke qenë se dëmtimi i Gavazajt ishte i papritur, tekniku Ilir Daja detyrohet që të fusë në lojë Takun pa bërë nxehmje të mirëfilltë, duke u gjendur i papërgatitur për këtë situatë në lojë.

-Tekniku i miqve të Jang Bojs, duke parë që loja e të tijve nuk po shkonte si duhej, detyrohet që të nxjerrë në nxehmje tre futbollistë që në minutën e 27-të të pjesës së parë.

-Në minutën e 35-të, tifozët pretendojnë për një penallti për Skënderbeun, por më kot, sepse nuk ka asgjë për kryesorin. Të njëjtën gjë bëjnë edhe në të 70-ën dhe vendimi i kryesorit ishte i njëjti. Nuk ka penallti!

-Momenti i golit të Soue ka elektrizuar stadiumin, teksa tifozët kanë festuar golin e Skënderbeut. Një tjetër përjetim pati goli i miqve që barazoi sfidën, teksa në stadium pllakosi heshtja.

-Në tribunën VIP nuk kanë munguar kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, si dhe ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, që njihet për dashamirësinë e tij ndaj Skënderbeut. Përpos tyre pati edhe figura të tjera të njohura të sportit dhe politikës.

-Duket sikur tifozët miq nuk u janë nënshtruar kontrolleve, sepse në momentin e shënimit të golit ndezën flakadanë. Se kush do të marrë një gjobë nga UEFA, për këtë fakt nuk dihet…

-Në fund të ndeshjes, lojtarët e Skënderbeut nuk ngurruan që të përshëndeteshin me tifozët e tyre në shkallët e stadiumit, të cilët sfiduan shiun dhe përkrahën skuadrën gjatë gjithë ndeshjes. (p/sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb