Shkatërrohet një bandë hajdutësh, mes tyre shqiptarë dhe disa shtetas të huaj, që vepronin në Shqipëri dhe Belgjikë.

Një një konferencë për shtyp nga drejtoria e Policisë u bë e ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Pikaso” janë arrestuar 8 shqiptarë, 3 në territorin shqiptar dhe 5 në Belgjikë, pjesë e një grupi kriminal vjedhësish. Në banesat e tyre në Shqipëri janë gjetur edhe sende të vjedhura si bizhuteri, telefona celularë, aparatura të tjera telefonike, orë të shtrenjta dhe sende me vlerë. Ndërkohë të tjerë persona janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar në Shqipëri
Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.
Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,
Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Të arrestuar në Belgjikë

Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Ata akuzohen për pastrim të produkteve të veprës penale, vjedhje e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatuese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb