Ibrahim Kodra i njohur si Pikaso shqiptar, 11 vjet më parë u nda nga jeta piktori më i talentuar shqiptar.

Kodra lindi në Shqipëri në vitin 1918, ndërsa talentin e tij e zbuloi në Shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë, pas mbarimit të së cilës me një bursë studentore shkoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.

Kodra do të jetonte deri në frymën e fundit në Itali, ku me krijimtarinë e tij artistike u vlerësua si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

Pikturat e tij i ekspozoi në qytetet më të mëdha të botës, si Paris, Nju Jork, Romë e shumë qytete tjera. Pikturat e tij u krahasuan me ato të Pikasos dhe shumë piktorë të tjerë me famë botërore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: