Operacionet për të mbrojtur qytetin lindor të Bakhmutit do të vazhdojnë dhe mbështeten nga gjeneralë të lartë, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas analistëve Bakhmut ka pak vlerë strategjike, por është bërë një pikë qendrore për komandantët rusë, të cilët kanë luftuar për të dhënë ndonjë lajm pozitiv në Kremlin.

Kapja e qytetit do ta afronte Rusinë pak më afër qëllimit të saj për të kontrolluar të gjithë rajonin e Donjeckut, një nga katër rajonet në Ukrainën lindore dhe jugore që aneksoi shtatorin e kaluar pas referendumeve të dënuar gjerësisht jashtë Rusisë si një mashtrim.

Gjithashtu analistët perëndimorë sugjeruan në fundjavë se Ukraina me siguri po tërhiqte disa nga trupat e saj, pasi forcat ruse u mbyllen në qytet. Moska ka muaj që po përpiqet të marrë Bakhmutin, pasi të dyja palët pësojnë humbje të mëdha në luftë .

Ndërkohë, Yevgeny Prigozhin, kreu i ushtrisë Wagner i përfshirë në fushatën ushtarake ruse, është ankuar për mungesë municionesh. Ai gjithashtu thotë se përfaqësuesit të tij i ishte ndaluar hyrja në një seli ushtarake ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: