Për herë të parë këtë sezon, Vllaznia arriti ti marrë një pikë Laçit, këtë e bënë në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe mbi të gjitha përpara gjysmëfinales në Kupës së Shqipërisë. Barazimi pa gola i jep shpresë shkodranëve, loja e shfaqur në Kurbin, një fushë ku nuk kanë fituar prej 7 vitesh, ngroh ambientin, mbi të gjitha trajnerin Brdaric. Tekniku gjerman beson se mund t’ia dalin sërish kundër Laçit, këtë herë në Kupë, një ndeshje që vlen finalen. Ndryshe nga sfida e fundjavë kjo është një ndeshje teke, një sfidë që duhet fituar, trajneri i Vllaznisë dhe stafi i tij janë në garë me kohën për të përmirësuar ekipin ne fazën sulmues:

“Mungon finalizimi, mungon besimi te lojtarët e sulmit, kur mungon besimi gjërat nuk bëhen të lehtët. Duhet të vertikalizojmë më shpejt. Kjo është ajo që duhet të bëjmë të mërkurën në Kupë. Jemi gati për këtë ndeshje, mendoj që mund t’ia dalim”, u shpreh Brdariç.

Ecuria e Vllaznisë në këtë fund faze të tretë ka qenë pozitive, dy barazimet e fundit kundër dy rivalëve direk Partizanit dhe Laçit i mban në lojë edhe në kampionat, fundja Teuta ndodhet dy pikë larg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb