TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka reaguar për aksidentin e rëndë në Kroaci ku humbën jetën 10 persona e dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një autobus i Kosovës u përmbys teksa vinte në Prishtinë.

Balla iu bashkohet ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar shumë që të plagosurit rëndë të shërohen, teksa falënderon autoritetet kroate për reagimin.

“? ????? Pikëllim i madh këtë ditë të diel prej lajmit që erdhi nga Kroacia për aksidentin e rëndë me humbje jetësh të motrave dhe vëllezërve tanë kosovarë, teksa ktheheshin në atdhe me autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. I bashkohem ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar ? shumë që të plagosurit rëndë të shërohen. Falënderim për autoritetet e Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore”, shkruan Balla.

Balla Fb
Balla Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb