SHBA – Ka zgjatur më shumë se dy javë zija e një balene, e cila nuk dorëzohej për humbjen e të porsalindurit dhe kështu e ka marrë me vete për ditë duke e shtyrë me hundë.

Ngjarja e pazakontë është vërejtur nga studiuesit në Qendrën për Hulumtimin e Balenave në Uashington, të cilët kishin ndjekur gjithçka kishte ndodhur. Nëna balenës, e lëshoi të voglin e saj vetëm pas 17 ditësh kur trupi tij filloi të dekompozohej. Më pas balena u bashkua me grupin e saj.

Ekipi i studiuesve u shpreh i lehtësuar nga sjellja e balenës. ”Gjitari po kthehet në gjendjen normale dhe tashmë tregon një qëndrim miqësor me të tjerët”- thanë ata.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: