Juventus po kalon një sezon të vështirë dhe me shumë probleme. Për bardhezinjtë dhe për situatën në klubin torinez ka ndarë opinionin e tij Aleksandro Del Piero, në emisionin “CBS Golazo.

“Kam qenë tifoz i Juventusit më parë se të filloja të luaja, më pas kalova aty 19 vite, përjetova krizën e vitit 2006 dhe u desh kohë që skuadra të rimëkëmbej, u deshën 6 vite që të riktheheshim te suksesi. E di si ndihen lojtarët (për situatën aktuale), nuk e di se çfarë do të ndodhë, është e vështirë, prandaj sipas meje po bëjnë gjëra të mëdha këtë sezon.

Rikthimi i 15 pikëve: “Po, ekziston mundësia që ato pikë të kthehen, por fillimisht duhet thënë që në Itali të gjithë e urrejnë Juven, për të kuptuar plotësisht se si është skenari”.

E ardhmja si President? “Ka shumë fjalë sa herë që shkoj në stadium, nuk jam këtu për të thënë po apo jo, sepse është diçka e madhe, por zemra ime është akoma aty…” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: