Një histori tragjike si shumë të tilla në kohën e komunizmit që flet për ekzekutimin e një të riu profesionist të shkëlqyer e të shkolluar, inxhinierin Kujtim Beqiri, 29 vjeç që piketoi tharjen e Kënetës së Maliqit.

Ai u dënua dhe u ekzekutua për sabotim nga regjimi për të përligjur largimin e misionit amerikan në Tiranë.
E dhimbshme është letra e tij për familjen e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve, letër që nuk iu dha kurrë familjes.

POSTIMI I PLOTË
????? ? ????̈????? ? ??????????? ?????? ???????, ?? ????̈ ???? ???????????
20 nentor 1946
✍️ “I dashur vella Skahrim
Une jam mire e shendosh dhe sido qe te vije puna per mua merak mos u beni. Per vete nuk kam as deshperimin me te vogel, se si duket ne e paskemi ne gjak te jemi te guximshem. Kam deshperim dhe merak per ty dhe te per gjithe familjen qe po ju le ne mjerim, por kjo tani u be. Po te dergoj unazen, jepja Fatos qe ta kete kete si kujtimin me te shtrenjte te jetes se saj.

Nuk jam ne gjendje ta keshilloj si te veproje gjate jetes se saj, por ajo do ta gjeje vete rrugen e drejte dhe te nevojshme. Thuaj qe te me fale qe e kam shpure ne kete mjerim.
Per Xhixhine dhe motrat me vjen shume keq se mua kishin baba dhe vella, te lutem t’a ndihmosh ku te jete e mundshme. Per ty me vjen keq se po te ngarkoj nje barre te rende ne jeten tende, por me fal.
Per Fejzin, por vecanerisht per Mehmetin me vjen keq qe nuk u takuam. Te fala Drites, vjehrres, Galipit, Mentorit dhe kunatave.
Vellai yt Kujtim
Vetem nje lutje kam per te gjithe ju qe me kini njohur se afermi- Te me kini ndermend gjithnje si Kujtimi qe kini pas njohur me pare.”

?Kjo leter u gjet ne Dosjen Formulare me nr.7 te Kujtim Ali Beqirit. Inxhinieri 29 vjecar e shkroi 2 dite para se te ekzekutohej. Letra e nje guximtari te pafajshem, qe po shkonte drejt vdekjes, na tregon vecse shqetesimin e tij per fatin e familjes se tij dhe barren e rende qe po i linte pas. Ne cdo fjale dhe rresht i riu, i porsamartuar, me dy femije te mitur eshte ne merak vec per fatin e gruas dhe te afermve.
Porosia e fundit – ta kujtojne ashtu sic e kishin njohur me pare- i vetedijshem qe denimi i rende me damkosjen si “sabotator” do ta regjistronte ne te ashtuquajturin kontingjent te “armiqve te popullit”.
Letra nuk ka rene kurre ne dore te familjes, sepse ekzekutuesit nuk u kujdesen t’ia percillnin amanetin e fundit familjes.

?Me 22 nentor te ketij viti u bene 76 vite nga ekzekutimi i inxhiniereve, te cilet punuan per tharjen e Kenetes se Maliqit, Kujtim Ali Beqiri e Abdyl Sharra. Kujtim Ali Beqiri vetem 29 vjec diten e ekzekutimit, ish-nxenes i Harry Fultz-it, kish kryer me medalje te arte Inxhinierine Civile ne Vjene, kish perfunduar piketimin e tharjes se Kenetes se Maliqit dhe ndersa priste te niste nga zbatimin e punes arrestohet ne 6 nentorin e vitit 1946, kur s’kish vete kater muaj qe ishte bere drejtor i punimeve.

Nga shqyrtimi i dokumenteve ne dosjet hetimore-gjyqesore kuptojme se proceset gjyqesore ishin teresisht te manipuluara nga regjimi dhe se marrja ne pyetje eshte zhvilluar ne kushtet me te renda te tortures psikike dhe fizike. Fjalet e tij te fundit ishin: “Historia do ta tregoje se une po denohem e ekzekutohem pa faj”. Keneta e Maliqit u tha sipas piketimit te bere nga Kujtim Beqiri, sepse as inxhinieret ruse qe u moren per piketime te reja qe do ta fajesonin te ndjerin, nuk i levizen vendimet e tij. Tharja nuk mund te behej ndryshe. Ate nate jeta e tij u fik, por trupi i tij ende nuk ka gjetur paqe. I biri, Kadri Beqiri, prej 73 vitesh do te dije ku jane eshtrat e babait. «I kemi kerkuar shume eshtrat e babait ne Maliq por, mjerisht, atje nuk kishte eshtra. Gjate gërmimeve gjetem vetem nje dore njeriu, te cilen e futem ne arkivolin e vogel, sa per te pasur nje varr te tij!”.

Keneta e Maliqit nisi te thahej me 5 maj 1946. Punimet e saj duhej te mbaronin me 28 nentor 1946, kurse ne fakt, ne fazen kryesore mbaruan ne vitin 1951. Drejtues te punimeve ishin Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. Proceset ndaj teknikeve per gjoja “sabotime” ishin kombinacione dhe legjendime te perpiluara nga tekniket jugosllave te Maliqit dhe regjimi komunist per te perligjur largimin e misionit amerikan ne Tirane. Procesi i pare i Maliqit dhe proceset e tjera vijuese, synonin te implikonin qeverine amerikane dhe diplomatin e saj Fultz. Misioni amerikan u largua nga Shqiperia me 15 nentor 1946.

Dosje Formulare nr.7 e Kujtim Beqirit mund te vihen ne dispozicion te studiuesve, ne perputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar dhe udhëzuesin per studiues dhe media.


http://autoritetidosjeve.gov.al/formular-aplikimi-per…
Liljana Çoçoli

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb