Turit të kryebashkiakut Veliaj, në 27 njësitë e Tiranës i është bashkuar edhe artisti Helidon Haliti  i cili rrëfeu pse e mori këtë vendim.

“Pse mos t’i bashkohem kësaj familjeje, kur i jam bashkuar pikërisht në vitet ’90, kur Edi Rama filloi ndryshimin. Unë e kisha profesor, pedagog në atë kohë dhe në të njëjtën klasë jap mësim. E pse mos t’i bashkohesha kësaj familjeje, kur ne në vitin 2015 kishim një ëndërr që të sillnim mijëra artistë nga e gjithë bota dhe dukej si e pamundur, por falë Erion Velisë, kjo u bë e mundur dhe ne kemi ftuar mbi 2 mijë artistë.

Kemi realizuar “Bienalen e akuarelit” e cila sot, lehtësisht e kontrollueshme, është nga më prestigjiozet në botë dhe secili artist ka dëshirë të vijë në këtë vend. Ka dëshirë të vijë në këtë vend, por në 2015-ën, ne na duhej ta pikturonim Tiranën, artistët e pikturonin Tiranën. Dhe në 2017 kur e takuan kryetarin e bashkisë, ia thanë me fjalët e tij – Kemi parë ndryshime të jashtëzakonshme! Dhe nga kjo mua më vjen shumë mirë, sepse është lehtësisht e pikturueshme Tirana jashtë saj, por brenda saj në ato pikturat që themi ne urbane, kishte vështirësi.

Ndërkohë që kemi elemente të cilat spikaten dhe sinqerisht dua ta përgëzoj kryetarin e bashkisë, sepse është një nga kuratorët më të mirë që kemi dhe dua t’i fal një penel të personalizuar me emrin tim, i cili sot është në tregun e gjithë botës, sepse ju jam i bindur, jeni një detajist i jashtëzakonshëm dhe si detajist, do ta perfeksionin këtë vend, Tiranën dhe gjithçka”, tha Haliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb