Artisti i ri Dario Toska ka çelur në galerinë e Tiranës një ekspozitë me 30 vepra që i ka realizuar nga mosha 6 deri në 16 vjeç. Ai paraqitet në të gjitha mediumet, nga akuareli, tempera, akriliku dhe vepra kontemporane.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se Dario është piktor e poliglot.

Dario Toska sjell shpirtin e tij të brishtë në piktura, në letër e kanavacë të cilat më pas i nxjerr në shitje për një kauzë që vlen si shembull.

Paratë e veprave të shitura ai do t’ia dhurojë Shtëpisë “Rozalba” në Gjadër të Lezhës, që kujdeset fëmijë me përvoja të rënda.
Vetë piktori u tregua tejet modest në fjalën e tij duke falënderuar shtëpinë Rozalba që drejtohen nga Motrat Venerini për atë që bëjnë për vajzat e ardhura nga realitete të vështira dhe jetimët.

Punët e Toskës përcjellin gjithë botën e tij që rrok pasionin për librat, historinë e mitologjinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: