Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 filxhan çaji oriz i bardhë, 1 filxhan çaji oriz integral, 5 filxhanë ujë ose lëng perimesh, 4 lgj vaj ulliri, 1 karrotë, 1 qepë të thatë
100 gr rrush të thatë, Kripë, piper.

Përgatitja

Kaurdisim fillimisht qepën dhe karrotën për pak minuta, më pas shtojmë orizin e errët dhe ujë të ngrohtë dhe e lemë për 5 minuta të marrë vale. Shtojmë më pas orizin tjetër dhe rrushin e thatë dhe e lemë gatimin të përfundojë derisa orizi të ziejë plotësisht.

Pasi të jetë gati fikim sobën dhe e lemë orizin mbuluar me një pecetë guzhine, më pas e servirim të ngrohtë spërkatur me pak majdanoz.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: