Nga: ZONJA KATERINA

2 filxhanë oriz, ½ filxhan makarona fidhe, 5 filxhanë lëng mishi, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, kripë, piper i zi.

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim fidhet derisa të ndryshojnë ngjyrë. Më pas shtojmë orizin dhe sapo orizi të fitojë temperaturë shtojmë pak kripë dhe piper të zi si dhe lëngun e mishit. Vendosim kapakun dhe e lemë orizin të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë një lugë gjalpë, fikim sobën dhe e lemë pilafin të qëndrojë në nxehtësinë e sobës mbuluar me një pecetë kuzhine.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb