Çmimi i Madh i Kanadasë ka sjellë konfliktin e parë para se të zhvillohen provat zyrtare. Shkak është bërë piloti i skuderisë Red Bull, Max Verstappen, i cili ka shpërthyer ndaj një pyetje të gazetarëve.

Ata kërkuan një prononcim të belgo-gjermanit për sjelljen e tij në pistë, pasi shpesh herë është bërë burim aksidentesh. Ndërkohë përgjigjja e Verstappen ishte:

“Më akuzoni gjithnjë për të njëjtën gjë, por herën tjetër do t’ju godas dhe përplas juve.”

Për të zbutur disi situatën piloti më pas shtoi:

“Nuk kam pse të ndryshoj mënyrën time të pilotimit. Sezoni im nuk ka nisur mirë, kritikat kanë qenë të shumta, por unë jam gati për të fituar çdo garë. Unë besoj se do të flas në pistë këtë herë, për të korrur në Kanada suksesin e parë sezonal dhe jam përgatitur ashtu si gjithnjë për këtë sfidë të radhës”, tha Max Verstappen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb