Dopingu është një çështje shumë e nxehtë kohët e fundit në sportin shqiptar, por nga raportimet që vijnë nga jashtë edhe atje mbetet një problem shqetësues.

Së fundmi është piloti britanik Cal Crutchlow, i cili i ka besfuar të gjithë me kur ka deklaruar se antidopingu duhet të jetë më aktiv në sportin e Moto GP, pasi sipas tij ka shumë pilotë që përdorin substanca të ndaluara dhe se çiklizmi nuk është sporti i vetëm ku ndodhin skandale.

“Kur flitet për doping mendja gjithnjë të shkon te çiklizmi, por kohët e fundit sportet e përfshira në këtë skandal janë shtuar. Kush mendon se përdor dredhi për të fituar është i humbur. Duke iu referuar Moto GP, mendoj se sistemi ynë antidoping është i dështuar, madje sistemi i aplikuar nuk është korrekt. Nëse ka ndonjë që mendon se tek ne nuk përdoret doping, është budalla. Pasi edhe këtu ka persona që mashtrojnë dhe i marrin kthesat shkurt”, tha Crutchloë.
piloti
Më tej, piloti britanik shton: “Mendoj se të gjithë duhet t’i nënshtrohen testeve, të gjithë pilotët duhet të informohem për substancat që përdorin, se ku ndodhen dhe t’i nënshtrohen testeve antidoping surprizë. Por asnjë nuk e bën këtë gjë, nuk e tregon se ku ndodhet gjatë ditëve jashtë garave. Dhe mos më thoni që këta pilotë nuk kanë staf nga pas që i menaxhon dhe që mund ta bëjnë këtë gjë”, thotë piloti britanik, që deklaron edhe se çfarë substancash përdoren: “Bëhet fjalë për substanca që të ndihmojnë për të humbur peshën dhe unë e di se cilët janë ata, që bëjnë dredhi. Por ka edhe nga ata që marrin diuretikë, pasi nuk duan të stërviten me orë të tëra”, u shpreh Crutchloë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb