Teksa fatet e prindërve duket se janë vulosur, ajo e Caroline, me një fund të hidhur, e ajo e bashkëshortit të saj Babis, me shumë gjasa prapa hekurave, të gjithë mendimet tanimë janë për të bijën e tyre Lidia, 11-muajshe.

Për vogëlushen, do të hapet një proces gjyqësor, për të mësuar se kush do të përfitojë kujdestarinë e saj, gjyshërit nga ana e mamasë, apo ato nga ana e babait. Prindërit e pilotit, kanë shprehur të gjithë gatishmërinë e tyre për të rritur të mbesën, e kjo gjë, nuk është përjashtuar nga prindërit e vajzës.

Edhe pse ato ndihen shumë keq për ngjarjen e rëndë, mund të kërkojnë kujdes të përbashkët për foshnjën, në mënyrë që vogëlushja të mos humbasë edhe gjyshërit, pas humbjes së prindërve.

Marrëdhënia e dy familjeve, para se të ndodhte krimi

Marrëdhënia e dy familjeve ka qenë tejet e mirë, para se të zbulohej e gjitha, shkruajnë mediat greke. Madje edhe tanimë, kur e gjitha është zbuluar, vëllai i Babis, Fotis, është gjendur pranë familjes së Caroline, për t’i ngushëlluar. Mamaja dhe babai i Caroline, përpos gjithçkaje që ndodhi, ruajnë një respekt reciprok për njëri-tjetrin dhe këtë marrëdhënie do të vazhdojnë përsëri, pasi në mes është mbesa e tyre Lidia, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb