Një pilot ukrainas ka rrëfyer misionin e vështirë dhe të guximshëm për të fluturuar thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, më konkretisht në uzinën Azovstal të Mariupolit.

Fabrika e çelikut u bë bastion i fundit i rezistencës nga forcat ukrainase në qytetin port lindor, por ende dhjetëra të plagosur rëndë gjenden aty.

Piloti, në një intervistë të lëshuar nga ushtria ukrainase, tha se kishte pasur një numër fluturimesh për të dërguar furnizimet e nevojshme në Azovstal dhe në disa raste, ekuipazhet kishin marrë njoftim vetëm disa orë.

Ai tha se vështirësia kryesore ishin shtresat e mbrojtjes kundërajrore.

“Ishin tre sisteme të ndryshme raketore kundërajrore që mbulonin zonën e uljes”, tha ai dhe sipas të gjitha llogaritjeve, misionet duhet të ishin të pamundura.

Piloti, identiteti i të cilit është maskuar gjatë intervistës, shtoi se, siç tha Presidenti Volodymyr Zelensky , “Në 90% të rasteve, të gjithë e kuptojnë se nuk do të kthehen… Por ne të gjithë e kuptuam se çfarë po ndodhte atje. Nuk kishte edhe ilaçe atje për të ofruar një kujdes bazë, nuk kishte municion. Ishte jashtëzakonisht e nevojshme për ta bërë këtë. Prandaj të gjithë e morën këtë rrezik”.
Videoja e një misioni tregoi pamje nga kuverta e fluturimit të helikopterit ndërsa avioni fluturoi shumë poshtë mbi det dhe portet e Mariupolit, si dhe një pamje të shkurtër të një helikopteri në tokë në uzinën Azovstal.

“Në atë moment, kur ne ishim tashmë në Mariupol, dhe kishte një ulje, shkarkim të njerëzve dhe ngarkesave, kishte një ndjenjë të tillë euforie,” tha piloti.
Megjithatë, piloti tha se tre minuta pas ngritjes në udhëtimin e kthimit, helikopteri i tij u godit nga një raketë e sistemeve të mbrojtjes ajrore të lëvizshme nga njeriu (MANPADS) dhe një motor doli jashtë kontrollit. Por ai vendosi të mos bënte një ulje emergjente me 20 të plagosur në bord. “Si t’i marrim, si t’i evakuojmë? Do të na duhej një helikopter tjetër,” tha ai.

Piloti tha se ai arriti të fluturonte në vendin e caktuar të uljes.

“Fatkeqësisht, helikopteri tjetër pas ishte më pak me fat dhe i gjithë ekuipazhi vdiq,” tha ai.

Burimi: CNN
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb