Pas një viti , piloti grek Babis Anagnostopoulos ka ndryshuar mendje dhe ka pranuar që të vizitohet nga familjarët në burg. Ditën e sotme ai është vizituar nga prindërit e tij, ndërsa siç raporton “Protothema”, u ka kërkuar atyre veshje, libra dhe të ketë informacione të herë pas hershme për të bijën, Lidia.

Kujtojmë se ai tashmë është vendosur në një qeli me një tjetër të burgosur shqiptar, në burgun e Korydallos, ndërsa pas dënimit i është mohuar e drejta e punës në burg.

Në ditët në vijim pritet që avokati i tij të bëjë kërkesë që ai të mund të kryej punë dhe të paguhet. Kujtojmë se piloti shkaktoi tronditje jo vetë në Greqi, pas zbulimit të vrasjes makabre të bashkëshortes së tij, vetëm 20-vjeçe, dhe inskenimit “fenomenal” që bëri për t’i shpëtuar burgut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: