Pesë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Pasditen e sotme ajo ka publikuar një fotografi nga një event me Eduartin ku duket në super formë, e veshur me të zeza dhe me një nur të ëmbël në fytyrë.

Arbana Osmani solli në jetë djalin, që e pagëzoi me emrin “Dielli”. Ajo dhe regjisori Eduart Grishaj kanë zgjedhur këtë emër unik, tipik shqiptar për fëmijën e tyre. Ditën e sotme, Osmani ka zbuluar dhuratën e parë që i bëri partneri.

“Varësja ime e preferuar nga dizenjuesi im i preferuar”, shkruante moderatorja krahas varëses ku dallohet se formohen dy emra, Jon dhe Diell.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb